të këtyre të dhënave (rregullore e përgjithshme mbi mbrojtjen e të dhënave), BConnect Sh.p.k (në tekstin e mëtejmë “Drejtuesi” ose “Shoqëria”), me cilësinë e Drejtuesit, informon se të gjitha të dhënat e ofruara nga kandidatët do të përpunohen ekskluzivisht për qëllime që lidhen me përzgjedhjen dhe veprimtarinë e vlerësimit të personelit.
Drejtuesi merr përsipër t'i përpunojë të dhënat, si dhe t'i mbajë ato në përputhje me konfidencialitetin maksimal, me kujdes dhe zell, sipas përcaktimeve të legjislacionit aktual dhe në mënyrën e përshkruar më poshtë.
1. Mbledhja dhe natyra e të dhënave
Të dhënat mund t'i dërgohen kontrolluesit të të dhënave në formën e një biografie (në tekstin e mëtejmë “CV”), me postë, email ose me dorë, nga personat e interesuar, ose nga persona të kualifikuar të autorizuar për të kryer kërkime dhe përzgjedhje të personelit. Dërgimi nga i interesuari, i CV-së tek Drejtuesi, mund të përfaqësojë:
a) një aplikim spontan i pakërkuar;
b) përgjigjen ndaj njoftimeve të kërkimeve dhe përzgjedhjes së personelit specifik.
Të dhënat e ofruara nga pala e interesuar mund të kenë të bëjnë me të dhëna të zakonshme dhe/ose të veçanta (në lidhje veçanërisht me gjendjen shëndetësore, besimet fetare dhe opinionet politike) dhe/ose të dhëna gjyqësore, rreptësisht të nevojshme për të lejuar vlerësimin e profilit, qëndrimeve dhe aftësitë profesionale të kandidatit. Në asnjë rast nuk do të përdoren nga Shoqëria, të dhëna të veçanta, në mungesë të deklaratës me shkrim të pëlqimit për trajtimin e tyre nga pala e interesuar, në fund të këtij informacioni.
Të dhënat e dhëna do të jenë objekt i përpunimit brenda kufijve të lidhur ngushtë me detyrimet, detyrat dhe qëllimet e përmendura në pikën 2 në vijim.
2. Qëllimi i trajtimit
Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale synojnë krijimin e një baze të dhënash specifike për qëllimin e kryerjes së hulumtimit, përzgjedhjes dhe vlerësimit nga Drejtuesi, të personelit për strukturën e tij organizative. Specifikohet se çdo dërgim i korrespondencës në lidhje me qëllimet e sipërpërmendura nuk përfshin një përpunim të pavarur të të dhënave për qëllime të ndryshme nga ato që i përkasin kërkimit, përzgjedhjes dhe vlerësimit të personelit.
3. Natyra e dhënies së të dhënave
Mosdhënia e të dhënave, përfshirë të dhënat gjyqësore, nëse i nënshtrohet një kërkese specifike, si dhe mosdhënia e pëlqimit për përpunimin e tyre, e bën të pamundur që Drejtuesi të vazhdojë me aktivitetin e kërkimit dhe përzgjedhjes.
Mosdhënia e kategorive të veçanta të të dhënave, përveç rasteve specifike, nuk sjell ndërprerjen e procesit të përzgjedhjes. Megjithatë, komunikohet në këtë mënyrë se, në rast progresi në rrugën e përzgjedhjes, pa paragjykuar respektimin e rregullave të referuara në GDPR (Rregullore e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave – shënim i përkthyesit), që synojnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive civile të individit, sigurimi i të dhënave të tilla mund të jetë i nevojshëm në krijimin dhe ekzekutimin e marrëdhënies kontraktore.
Dhënia e të dhënave personale nga personi i interesuar për qëllimet e përmendura në pikën 2 është fakultative. Sidoqoftë, mosdhënia e të dhënave mund ta bëjë të pamundur që Drejtuesi, të shqyrtojë kanditaturën dhe/ose të vlerësojë në mënyrë të përshtatshme profilin profesional të personit në fjalë.
4. Fushëveprimi i komunikimit dhe shpërndarjes së të dhënave
Të dhënat mund të aksesohen nga stafi i shoqërisë, duke iu referuar veçanërisht stafit të zyrës së Burimeve Njerëzore. Në ndjekje të qëllimeve të përmendura në pikën 2, Shoqëria mund të përdorë edhe kategoritë e mëposhtme të subjekteve, të cilët mund të vihen në dijeni së të dhënave personale: Shoqëritë e Grupit, të cilat, në bazë të një marrëveshje shërbimi të veçantë, menaxhojnë kërkimin dhe përzgjedhjen e personelit; persona të kualifikuar që i ofrojnë Shoqërisë konsulenca ose shërbime që janë të rëndësishme për përzgjedhjen dhe aktivitetet kërkimore në emër të Shoqërisë, dhe/ose në çdo rast konsulentë që ndihmojnë Shoqërinë në kapacitete të ndryshme duke iu referuar veçanërisht çështjeve ligjore, tatimore, sigurimeve shoqërore, kontabilitetit, aspektet organizative; subjektet dhe shoqëritë e thirrura për të menaxhuar mjetet elektronike dhe/ose telematike të Shoqërisë; çdo person tjetër të cilit duhet t'i jepen të dhënat në bazë të një dispozite të shprehur të ligjit.
Në këtë rast, këto subjekte do të emërohen si Përgjegjës ose Persona të autorizuar për përpunim. Lista e plotë e Përgjegjësve është e disponueshme duke i bërë një kërkesë përpunuesit të të dhënave të caktuar nga Shoqëria për reagime ndaj palës së interesuar.
Në çdo rast, të dhënat nuk do të shpërndahen.
5. Metodat e përpunimit
Do të kryhet përpunimi i të dhënave në formë shkresore dhe/ose nëpërmjet mjeteve elektronike dhe/ose telematike dhe, në çdo rast, sipas metodave dhe mjeteve të përshtatshme për garantimin e sigurisë dhe konfidencialitetit së të dhënave, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit aktual. Në veçanti, do të miratohen të gjitha masat e sigurisë teknike, informatike, organizative, logjistike dhe procedurale, siç kërkohet nga legjislacioni aktual, në mënyrë që të garantohet niveli minimal i mbrojtjes së të dhënave të kërkuar nga ligji, duke lejuar akses vetëm për personat e ngarkuar me trajtimin nga Drejtuesi ose nga Përgjegjësit e caktuar nga Drejtuesi.
6. Kohëzgjatja e trajtimit
Të dhënat e marra do të ruhen për një periudhë që nuk e kalon atë të nevojshme për të arritur qëllimet e përmendura në pikën 2.
Të dhënat e marra në përgjigje të njoftimeve të kërkimit dhe përzgjedhjes së personelit specifik, në lidhje me kandidatët e intervistuar ose të vlerësuar jo të dobishëm menjëherë për atë pozicion, por interesante për mundësitë e ardhshme, do të futen në një bazë të dhënash specifike dhe do të mbahen për 5 vjet në formatin elektronik.
Të dhënat në lidhje me aplikimet spontane do të ruhen dhe do të përdoren për qëllimet e përmendura në pikën 2 dhe do të fshihen nëse, pas 24 muajsh nga transferimi, i interesuari nuk është kontaktuar për një intervistë të parë.
7. Kontrolluesi i të dhënave dhe zyrtari për mbrojtjen e të dhënave
Kontrolluesi i të Dhënave është BConnect Sh.pk me seli në Rrugën ”Xhanfize Keko“, Nr 350, Qendra dhe Biznesit “Aldosch”, Tiranë, Shqipëri, të cilën i interesuari mund ta kontaktojë duke shkruar në adresën e mëposhtme: privacy@b-lidh.al.
Grupi i sipërmarrësve, në të cilin bën pjesë shoqëria ka caktuar avokatin Ivan Tosco – email: dpocorporate@covisian.com - si DPO (Zyrtar për mbrojtjen e të dhënave – shënim i përkthyesit) i Grupit Sipërmarrës.
8. Të drejtat e të interesuarit
Ushtrimi i të drejtave specifike, përfshirë ato të marrjes së konfirmimit të ekzistencës ose jo të të dhënave personale, edhe nëse nuk janë regjistruar ende, komunikimi në formë të kuptueshme së të njëjtave të dhëna, origjinën e tyre, qëllimet dhe metodat e trajtimit, si dhe logjikën e aplikuar në rastin e trajtimit të kryer me ndihmën e instrumenteve elektronike. I interesuari mund të marrë gjithashtu përditësimin, korrigjimin ose, nëse ka interes, integrimin e të dhënave si dhe anulimin, shndërrimin në formë anonime ose bllokimin e të dhënave të përpunuara në kundërshtim me ligjin dhe transportueshmërinë e të dhënave tek Pronar tjetër. Gjithashtu mund të bëhet një ankesë te Garantuesi për mbrojtjen e të dhënave personale.
9. Ndryshime në këtë informacion mbi përpunimin e të dhënave personale
Ne mund të bëjmë herë pas here ndryshime në këtë politikë të privatësisë për të përfshirë teknologjitë e reja, praktikat e industrisë dhe kërkesat rregullatore, ose për qëllime të tjera. Ne do të informojmë palën e interesuar me një njoftim pwrkatws, nëse këto ndryshime janë të rëndësishme dhe do të marrim pëlqimin e palës së interesuar aty ku kërkohet nga ligjet në fuqi.